Manchester United i ka dhënë fund aventurës në “Champions League” duke humbur me shifrat 1-2 në ndeshjen e dytë në “Old Trafford” para 75 mijë spektatorëve.
Një dështim total për Jose Mourinho-n dhe vetë klubin që ka shpenzuar qindra milionë euro, i cili në fund u eliminua në fazën e 1/16.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-r nga Ben Yedder i cili shumë shpejt do të dyfishonte rezultatin. United tentoi të rifutej në lojë kur shkurtoi diferencat në minutën e 84-r me Lukaku-n, por rezultati i ndeshjes së parë (0-0) kërkonte edhe dy gola të tjerë.
Koha në dispozicion ishte e pamjaftueshme dhe në fund arbitri vërshëlleu për kualifikimin e spanjollëve që padyshim kanë dhuruar një paraqitje spektakolare.
Komenti i ndeshjes
90+5′ Përfundon takimi me fitoren e Sevillia-s, 2-1
1′ Nis ndeshja në “Old Traford”