VIDEO/ Ronaldo prezanton “Topin e Artë”, Bernabeu shpërthen në duartrokitje

660
Para fillimit të takimit mes Real Madrid dhe Sevillia futbollisti i “galaktikëve”, Cristiano Ronaldo, ka prezantuar para tifozëve “Topin e pestë të Artë” të fituar pak ditë më parë për vitin 2017.
Pas takimit mes dy skuadrave portugezi mori trofeun dhe e vendosi mes katër të tjerëve duke iu treguar të gjithë të pranishmëve në “Santiago Bernabeu”, të cilët e duartrokitën për një kohë të gjatë portugezin.
Ronaldo me këtë trofe të fituar të enjten, të akorduar nga “france football”, barazoi yllin e Barcelonës Lionel Messi-n, duke e çuar në një tjetër nivel rivalitetin mes tyre që na ka shoqëruar për 10 vitet e fundit.
Sigal