VIDEO/ Pritjes i erdhi fundi, publikohet kënga e FIFA 2018, shkëlqen këngëtarja shqiptare

775
Sigal

Pak ditë më parë faqja zyrtare e FIFA 2018 publikoi lajmin se kënga e këtij botërori do të vinte bashkëpunim i Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit.

‘Radio Vibe’ dhe ‘Kolumbia W Radio’ njoftuan për herë të parë bashkëpunimin midis Smith dhe Jam, me raporte të tjera që konfirmuan se Era Istrefi është vendosur të bashkohet me ta. Kënga do të krijohej nga amerikani Diplo .

Kënga u lançua ditën e djeshme ku do të ketë edhe videoklipin zyrtar të Kampionatit Botëror 2018 që do të mbahet në Rusi. Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin e saj “BonBon”.