VIDEO/ Nis prova zyrtare për Bolt te Dortmund, gola dhe spektakël në stërvitjen e parë

545
Sigal

Rekordmeni i tërhequr i atletikës, Usain Bolt, pas shumë shumë tentativash ka nisur provën zyrtare me një ekip prestigjioz në futboll siç është Borussia e Dortmund.

31-vjeçari të enjten është bashkuar me ekipin ndërsa sot ka kryer stërvitjen e parë ku ka befasuar jo pak, duke patur parasysh se është thjesht një amator. Goli i parë i realizuar prej tij ka qenë me kokë, por për nga vështirësia tregon shumë.

Bolt tregoi aftësi të shkëlqyera edhe me driblimet pasi nuk e kurseu njërin prej shokëve të skuadrës duke ia kaluar topin mes këmbëve, si të ishte Messi apo Neymar.

Xhamajkani ëndërron që një ditë t’i bashkohet skuadrës së zemrës, Manchester United, dhe për aventurën e re është shprehur: “Një nga ëndrrat e mija më të mëdhaja është të nënshkruaj me United. Nëse Dortmund më thotë jam mirë mjaftueshëm, unë do të përpiqem të stërvitem fort.”

“Unë kam folur me Alex Ferguson. Ai më tha se nëqoftëse do të jem në formë dhe gati do të shohë se çfarë mund të bëj për të më ndihmuar.”

Bolt pranoi gjithashtu se ai ishtë nervoz për mundësinë që i dha Borussia Dortmund.