VIDEO/ Ndërron jetë kampioni i Botës në peshngritje, rrihet për vdekje në Rusi

650
Andrei Draçev, kampioni i Botës dhe i Europës në peshëngritje është ndarë nga jeta pas një sulmi fizik ndaj tij.
Kampioni është rrahur për vdekje pranë një lokali. Mediat ruse kanë publikuar lajmin tragjik dhe më pas videot videot e zënkës jashtë lokalit ku Draçev u përfshi në një debat me personin që kërkohet nga policia si shkaktar i kësaj tragjedie, luftëtari i MMA, Ainar Ziranov.

32-vjeçari Andrei Draçev ishte një emër shumë i njohur në sportin e ngritjes së peshave.

Ai vendosi një rekord botëror në atë që cilësohet si triatloni i këtij sporti, duke ngritur në tre disiplinat e ndryshme peshën totale 1 ton e 75,5 kilogramë.
Sigal