VIDEO/ Mourinho braktis intervistën i acaruar, epike ajo që i thotë gazetarit

454
Sigal

Manchester United u mund mbrëmë 0-3 nga Tottenham në “Old Trafford”, duke përkeqësuar akoma edhe më shumë situatën te “djajtë e kuq”.

Këtë e vërteton edhe intervista e Mourinho-s në fund të ndeshjes, i cili i acaruar e braktisi atë, por duke thënë: “Ne humbëm 3 me 0, por unë kam fituar 3 Premier League, më shumë se 19 trajnerët e tjerë të këtij kampionati. Unë fitoj 3 me 2”.

Kujtojmë që kjo nuk është e vetmja deklaratë epike e portugezit kohët e fundit. Gjatë fazës përgatitore të verës ai iu drejtua tifozëve në Amerikë duke iu thënë: “Nuk e kuptoj pse vijnë të shohin këto ndeshje”.

Nuk mund të harrohet as ajo që tha pas eliminimit nga Sevillia në “Championsin” e sezonit të kaluar: “Pse habiteni, nuk është hera e parë që eliminohet Manchester United. Unë e kam mundur me Realin këtu.”

Ndërkohë sa i takon asaj që Mourinho ka deklaruar pas humbjes me ‘spursat’ është shumë e vërtetë. Të vetmit trajner që kanë fituar nga 1 “Premier League” janë Pep Guardiola dhe Manuel Pellegrini.