VIDEO/ Messi “deh” mbrojtjen, Pique e Alena i japin kreun Barcelonës

548
Sigal

Një gol për çdo pjesë për të marrë kreun. Barcelona ka regjistruar një fitore komode 2-0 ndaj Villareal, duke u ngjitur përkohësisht në krye të rënditjes së La Liga.

Në “Camp Nou” dominimi i vendasve ishte i dukshëm, me Messin e Coutinho që tentuan të gjenin rrjetën që në minutat e para. Megjithatë duhej të vinte minuta e 35-të që Gerrard Pique të shndërronte në gol një krosim të Dembele. Francezi lëzivi bukur në të djathtë të sulmit, duke krijuar hapësira për të majtën e tij dhe për të shërbyer për mbrojtësin, që me kokë e ka të lehtë të tund rrjetën.

Në epërsi minimale të vendasve, dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjeve, ndërkohë që në fundin e fraksionit të dytë, talenti Alena vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. “Vallëzimi” i Messit në mbrojtjen mike krijoi hapësirë për 20 vjeçarin, që i vetëm përballë Asenjo kishte luksin të dhuronte dhe një parabël për të tundur rrjetën.

Pas këtij rezultati Barcelona merr përkohësisht kreun, me 28 pikë, -2 nga Sevilla që pak minuta më pas sfidon Alaves.