VIDEO/ ‘Manita’ kundër Villareal, Barcelona 43 ndeshje pa humbje në “La Liga”

494
Barcelona ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e luajtur sot kundër Villareal e vlefshme për javën e 36 të “La Liga-s”.
Skuadra katalanase qëndron kështu e pamposhtur këtë sezon kur duhen edhe 2 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, por nëse marrin në konsderatë edhe sezonin e kaluar atëherë janë plot 43 ndeshje radhazi që Barcelona nuk njeh humbje.
Në minutën e 10-t të takimit Philippe Coutinho shënoi golin e parë për Barcelonën me portën e boshatisur. Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asiste në 10 ndeshjet e fundit me Barçën duke konfirmuar ambientimin e tij me ekipin që e bleu nga Liverpool në janar për rreth 150 milionë euro.
Pesë minuta më vonë, një tjetër brazilian, Paulinho, shënoi golin e dytë për Barcelonën.
Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Lionel Messi shënoi golin e tretë për Barçën. Ky ishte goli i 34-të në këtë kampionat për argjentinasin që me shumë gjasa do të fitojë “këpucën e artë”, pasi i dyti në renditjen e golashënuesve është Cristiano Ronaldo me 25 gola.
Villarreal e gjeti golin e nderit kur u mbush një orë lojë me Sansone, por deri në fund Dembele për vendasit do të realizonte ‘dopietë’, duke stampuar shifrat përfundmitare të takimit.
Kujtojmë që Barcelona prej javësh e ka siguruar titullin kampion teksa renditet e para me 90-t pikë, 15 më shumë se Atletico e cila e ndjek.
Sigal