VIDEO/ Legjenda e Liverpool humb toruan, gjest i turpshëm ndaj 14-vjeçares

599
Ish-futbollisti dhe njëkohësisht legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, është bërë protagonist i një gjesti të turpshëm ndaj një vajze 14-vjeçare.
Gjithçka erdhi si pasojë e ndeshjes që Liverpool humbi të shtunën me shifrat 2-1 në “Old Traford” kundër Manchester United. 40-vjeçari i cili punon si komentator sportiv nuk i duroi talljet që po i bëheshin dhe ka reaguar në mënyrën më të keqe, duke pështyrë një vajzë 14-vjeçare nga makina e tij.
Ky veprim i turpshëm ka sjellë reagime në Britani, ndërkohë që tani ish futbollisti rrezikon që të shkarkohet nga detyra e tij si komentator sportiv në televizionin Sky. Bordi drejtues pritet që të zhvillojë një takim ku do të marrë vendimin për sjelljen e punonjësit të televizionit.
Carragher nuk e duroi talljen që i ati i vajzës po i bënte, ndërsa po filmonte skemën dhe iu afrua me makinë dhe pështyu drejt tyre.
Pështyma e kapi 14-vjeçaren në fytyrë dhe ajo nisi të qante. Carragher më pas mori familjen dhe i kërkoi falje për veprimin e bërë, sipas të cilit nuk ka fare justifikim.
“Komplet gabim si veprim dhe në i kërkova personalisht falje familjes këtë mbrëmje. U talla 3 apo 4 herë gjatë autostradës dhe po filmohesha dhe e humba kontrollin. Nuk ka justifikime. Kërkoj falje”, ishte reagimi i futbollistit në profilin tij në Twitter.
Sigal