VIDEO/ “Kush është i vërteti nga ju”, prezantuesi batuta me CR7 dhe legjendën braziliane

583
Është mbajtur dje në Paris ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2017 ku triumfoi portugezi Cristiano Ronaldo i cili e bëri të vetin për të pestën herë këtë trofe, duke barazuar Lionel Messi-n. Të ftuar në këtë ceremoni ishin figura mjaft të njohura të këtij sporti, ndër të cilët edhe legjenda braziliane Ronaldo Luís Nazário de Lima.
Mbas shpalljes së fituesit nuk mungoi një batutë e prezantuesit i cili pyet brazilianin: “Si është të kesh të njëjtin emër? Dhe më thoni kush është i vërteti nga ju?
Ronaldo Luís Nazário de Lima: “Un jam më i vjetri kështu që…,por besoj se është një emër me shumë fat!” (qesh).
Ndërkohë që të qeshurat nuk munguan në të gjithë sallën, përfshirë edhe “galaktikën” e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Sigal