VIDEO/ Kur dashuria “vret”. Tifozi futet në fushë me fanellën e Trashit, arbitri anulon golin e këtij të fundit

586
Sigal

Një episod i çuditshëm ndodhi në minutën e 13-të të pjesës së parë, kur një tifoz i Partizanit, u fut në fushën e lojës, teksa mbante fanellën e Trashit në duar, dhe e vendosi në fushë. Arbitri ndaloi menjëherë lojën kur pa tifozin në fushë, por vetëm 2 sekonda më pas, ishte pikërisht Trashi, që shënoi pas një eurogoli nga jashtë zone.

Gjithsesi, goli mjaft i bukur, u cilësua i parregullt teksa loja ishte ndërprerë më parë. Më tepër, ndiqni videon e mëposhtme, të episodit të çuditshëm.