VIDEO/ Juventus fiton me përmbysje ndaj Xhenoas, tripletë e Dybalas

632
Juventusi ka bërë një ndeshje të madhe sot ndaj Xhenoas duke përmbysur rezultatin dhe duke fituar me rezultat 4-2.
Takimi nisi si mos më keq për Zonjën e Vjeter, pasi Miralem Pjanic shënoi autogol. Gjashtë minuta më vonë ishte sulmuesi Andrey Galabinov i cili dyfishoi rezultatin në 2-0 për vendasit nga pika e bardhë.

Megjithatë, Juventusi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe barazoi rezultatin që në pjesën e parë. Ishte Dybala që shënoi dy herë në minutat 14 dhe 45.

Përpjekja për fitore vazhdoi dhe Juventusi e vulosi atë e 62-të kur Juan Cuadrado shënoi për 2-3, kurse rezultatin përfundimtar e kompletoi në 2-4 sulmuesi Dybala i cili shënoi kështu edhe golin e tretë të tij në këtë takim.

Me këtë fitore Juventusi mban vendin e parë në Serie A.
Sigal