VIDEO/ Juventus e nis me gol, Higuan-it i mjaftojnë 2 minutë për të ndëshkuar Tottenham

“Champions League” është rikthyer sonte me fazën më interesante të saj, atë me eliminim direkt. Në Torino Juventusi do të masë forcat me anglezët e Tottenham të cilët premtojnë të jenë një “kockë” shumë e fortë për italianët.

“Spursat” e drejtuar nga Pochetino me yje në ekip si Kane, Eriksen e Alli, do të përpiqen të shënojnë në fushë kundërshtare për ta patur sa më të thjeshtë ndeshjen e kthimit. Nga ana tjetër Juventus vjen me shumë mungesa, por sonte do ta kenë ‘detyrim’ të paraqiten sa më mirë para tifozëve të tyre.

Komenti i ndeshjes

2′ Juventusi ka kaluar shumë shpejt në avantazh. Nje faull në mesfushë dhe Pjaniç që jep një asisit magjik për Higuain që nuk fal


Formacionet Juventus vs Tottenham

formacionet