VIDEO/ Goli spektakolar i Paris SG, Neymar, Di Maria, Mbappe dhe në fund …

834
Paris SG është rikthyer të jetë i frikshëm edhe pas pushimeve duke mundur me rezultatin e thellë 1-6 Rennes në Kupën e Francëz. Skuadra e sheikut Nasser Al-Khelaifi jo vetëm triumfoi, por edhe dhuroi spektakël në fushën e lojës.
Kjo jo më kot pasi në verë shpenzuan 402 mln euro për dy lojtarë të cilët janë protagonistë në një superaksion që u konkretizua nga Neymar.
Gjithçka nisi nga Porta e Paris SG. Pas një sulmi premtues të vendasve topi i larguar shkon te Verrati që nuk mendohet dy herë për ta nisur te Neymar, i cili me një sprint që e karakterizon fillimisht e pasoi te Di Maria. Ky i fundit shërben për Kylian Mbappe që asiston për brazilianin i cili nuk fal me portën gjysëm të boshatisur.
Një gol për t’u mbajtur shënim në librat e futbollit.
Sigal