Video/ Goli më i bukur i Botërorit

915
Sigal

Goli i Manuel Negrete në përballjen mes Meksikës dhe Bulgarisë në Botërorin e 1986 është përzgjedhur si më i bukuri i të gjitha kohërave në një fazë finale. Verdikti është dhënë nga tifozët që pëlqyen më shumë roveshatën në hyrje të zonës të mesfushorit.


Përzgjedhja u bë mes 32 golash nga 31 Marsi deri më 9 Prill në faqen e Kupës së Botës në Facebook. Perla e Negrete kaloi në finale atë të Eder.

Braziliani realizoi nga jashtë zonës në takimin me Bashkimin Sovjetik në 1982. Të tjerë gola të bukur nuk janë preferuar ku mund të kujtojmë atë të Pelle në 1958 ndaj Suedisë, atë të Maradona në 1986 ndaj Anglisë apo i Bergkamp ndaj Argjentinës në 1998.