VIDEO/ Gol qesharak në Gjirokastër, Kukësi shënon falë bilbilit të një tifozi

486
Në këto momente në Gjirokastër po luhet takimi mes Luftëtarit dhe Kukësit ku momentalisht po udhëheqin miqtë me rezultatin 0-1. Goli i skuadrës kampione të Shqipërisë është shumë i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë.
Sulmuesi Guri kontrollon një top me gjoks në zonë por një bilbil i një tifozi bën që ai të ndalë lojën, njësoi veprojnë edhe mbrojtësit e Luftëtarit. Bakaj i vëmendshëm ndaj këtij episodi nuk humbet kohë dhe godet topin që përfundon në rrjetë. Protestat e vendasve nuk vlejnë pasi goli konsiderohet i rregullt nga arbitri Andi Koçi.
Sigal