VIDEO/ Filipe Melo bën me zemër Real Madrid, ndërhyrje brutale ndaj 45 milionëshit

606
Palmeiras x Flamengo, Brasileirao 2018, Palestra Italia, Sao Paulo SP, 13/06/2018, Foto: Fernando Dantas/Gazeta Press
Sigal

Filipe Melo, ish-futbollist i Interit dhe Juventusit, nuk heq dorë nga ndërhyrjet brutale.

Së fundmi mesfushori i cili aktivizohet me Palmeriasin në Brazil nuk është kursyer ndaj Vinicius Junior, 17-vjeçarit që në korrik do t’i bashkohet Real Madrid.

Në një moment gjatë lojës kur sfida po luhej në mesin e fushës, Melo është shfaqur në versionin e ‘kasapit’, duke shtrirë në tokë futbollistin i cili cilësohet si ‘Neymari i ardhshëm’. Kanë reaguar ashpër te Flamengo por futbollisti ia ka hedhur vetëm me një karton të verdhë.

Kujtojmë që Vinicius Junior është blerë nga Real Madrid në 2017 për shifrën e 45 mln eurove.