VIDEO/ Dy gola nuk mjaftojnë, Barcelona e Reali shtyjnë kualifikimin

448
Sigal

Nuk ka fitues në “El Classicon” e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Barcelona dhe Reali barazuan 1-1 në një sfidë emocionuese.

Në “Camp Nou” ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Pasi mori një asist fantastik nga Benzema, sulmuesi i talentuar, Lucas Vasquez e kishte të lehtë të tundte rrjetën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që reagimi i Barcelonës erdhi që në minutat e para të fraksionit të dytë.

Ishte asi nën mëngë i Valverde, Malcom ai që gjeti fundin e rrjetës madrilene, pavarësisht tentativave të dështuara të mbretërorëve. Vetëm 27 minuta lojë për Leo Messin, me “pleshtin” që bëri lëmsh skuadrën madrilene, por pa arritur të bëj diferencën. Gjithsesi rastin më të pastër për gol e kishin madrilenët, me Gareth Bale që kishte në këmbë rastin e artë, por u bllokua në momentet e fundit nga Pique.

Një rezultat që shtyn kualifikim për në takimin e dytë, atë të “Santiago Bernabeu” më 27 shkurt.