VIDEO/Dueli me Parmën, Ronaldo përballet me një ngjarje të çuditshme

508
Sigal

Prezenca në ekip e Cristiano Ronaldos ka rritur shumë imazhin e ekipit të Juventusit, por ka shtuar punën për truprojat e bardhezinjve. Episodi më i fundit vjen nga Parma, me Juventusin që ka mbërritur në këtë qytet, në prag të sfidës së javës së tretë të Seria A.

Me të zbritur në aeroportin e Parmës, kampionët në fuqi janë përballur me një publik mjaft entuziast. Kulmi arriti ku në derë u shfaq Cristiano Ronaldo, dhe një tifoz tentoi t’i afrohej portugezit. I menjëhershëm ndërhyrja e badigardëve.