VIDEO/ City mposht Wolves dhe shkon në -4 nga Liverpool

438
Sigal

Manchester City ka mposhtur  me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të. Serinë e golave e hapi Gabriel Jesus në minutën e 10-të të ndeshjes. Braziliani e dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të me një gol nga penalltia.

Golin e tretë e shënoi Coady (autogol) në minutën e 78-të.  Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për ekipin e Guardiolës në kampionat që i afrohet Liverpoolit kryesues  në vetëm katër pikë.