VIDEO/ Bayern shkatërron Augsburg dhe siguron titullin, shpallet kampion për herë të 6 radhazi

666
Bayern Mynchen ka vulosur sot në transfertë fitoren e 6 titujve radhazi në “Bundesligë”. Më fitoren e thellë 1-4 kundër Augsburg skuadra e drejtuar nga Jup Heynkes është shpallur matematikisht kampione me 72 pikë.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për Bayern Mynchen që u ndëshkua në minutën e 18-t nga një autogol i Sule. Por pavarësisht këtij momenti të keq bavarezët deri në fundin e pjesës së parë përmbysën shifrat falë golave të Tolisso dhe James Rodriguez.
Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 62-t Robben shënoi golin e tretë para se pak para fundit Wagner të vuloste shifrat përfundimtare.
Me 3 pikët e sotme Bayern shkon në kuotën e 72 pikëve, 20-t më shumë se Schalke e vendit të dytë kur po luhet javë e 6-t nga fundi. Ky është titulli numër 28 për Bayern Mynchen, 1 6-i radhazi duke nisur që prej sezonit 2012-2013.
Sigal