VIDEO/ Bale “thyen” mallkimin, Reali kap Evropën

490
Sigal

Një goditje “kirurgjikale” e Gareth Bale i mjaftoi Realit të Madridit për të ruajtur hapin e Barcelonës. Madrilenët triumfuan mes drithërimave, 1-0 në transfertën e vendit të fundit në La Liga, Huesca, duke marrë 3 pikët dhe u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim.

Takimi ishte i vrullshëm për Los Blancos, që kaloi në avantazh pas 8 minutash lojë. Krosimi i Odriozola u shfrytëzua mirë nga Bale, me uellsianin që nuk u mendua dy herë për ta depozituar në rrjetë. Ky ishte i rëndësishëm për sulmuesin, i cili gjen fundin e rrjetës pas 99 ditëve thatësirë.

Goli zgjoi vendasit që tentuan të shmangin humbjen, por eksperienca e Realit bëri që fitorja të shkonte për ta. Pas kësaj fitoreje Reali shkon në kuotën e 26 pikëve, -5 nga Barcelona kryesuese, ndërkohë që Huesca mbetet e fundit me 7 pikë.