VIDEO/ Atmosferë festive te Kukësi para ndeshjes, “sulm” me miell ndaj Et’hemit

503
Sigal

Kukësi do të luajë këtë fundjavë përballë skuadrës së Vllaznisë, aty ku verilindorët shpresojnë të lënë pas humbjen ndaj Teutës në transfertë.

Nga ana tjetër, Vllaznia nuk është në momentin më të mirë, por fitorja 4-0 ndaj Skënderbeut ka kthyer besimin në kampin korçar.

Ndërkohë, atmosfera te Kukësi duket mjaft pozitive para këtij takimi.

Ditën e djeshme, zv. kapiteni Valon Et’hemi ka pasur ditëlindjen e tij të 22-të dhe shokët kishin menduar një surprizë për të. Tashmë në modë është kthyer që njeriu i ditëlindjes, të “vuajë” nga një dënim i shokëve të skuadrës.

Kështu, shokët e skuadrës me në krye Musollin e kanë festuar ditëlindjen e Et’hemit me… miell.

Ashtu si edhe në shumë raste të tjera në skuadrat edhe më elitare në Europë, Et’hemi është mbuluar me miell nga shokët e tij me rastin e ditëlindjes.