VIDEO/ Asensio si Messi, ‘shkatërroi’ Kroacinë me të majtën

47

Marco Asansio është treguar i pamëshirshëm mbrëmë kundër Kroacisë, finalistes së Botërorit të cilën Spanja e mundi me rezultatin e thellë 6-0.

Spanjolli i cili aktivizohet me Real Madrid realizoi dy herë, por golat e tij ishin të një klasi të papërsëritshëm. Fillimisht në minutën e 33-t Asansio dërgoi rezultatin në 2-0 falë një të majte të thatë.

Pa kaluar as 3 minuta, 22-vjeçari lëshoi ‘perlën’ e radhës. Një lëvizje tipike si ajo e Arjan Robben dhe më pas një gjuajtje precize bënë që portieri kundërshtar të mos e evitonte dot golin e tretë të Spanjës dhe të dytin personal të Asensio-s.

Ka mjaftuar kjo paraqitje që mediat ndërkombëtare ta konsiderojnë të majtën e Asensio-s si më të mirën pas asaj të Lionel Messi-t. Futbollisti shtashkurtër ka realizuar edhe herë të tjerë gola të ngjashëm, por problemi më i madh për të mbetet vazhdueshmëria.