Vidal shumë pranë transferimit te Bayerni

502
Sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane, mësojmë se mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal është transferuar te skuadra e Bayernit.
Ekserti i tregut të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio ka raportuar se Arturo Vidal tashmë është lojtar i ri i skuadrës së Bayernit.
Skuadra bavareze ka paguar plotë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit kilian të Juventusit.
Përndryshe, Vidal ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A përgjatë viteve të fundit, pasi ka treguar formë shumë të mirë ne fanellën Biankonere.
Sigal