Vettel perfekt, triumfon në Çmimin e Madh të Bahreinit

521
Sebastaian Vettel kryeson i vetë, renditjen për pilotë të Formula 1, pas triumfit në garën e tretë sezonale në “Gulf Air Bahrain Grand Prix”. 
Gara ka qenë mjaft emocionuese, me Sebastian Vettel që parakalon Lewis Hamilton që në start dhe i bën presion Bottas.
Piloti i Ferrarit futet i pari në bokse dhe rikuperon shumë sekonda, ndërsa merr kryesimin i vetëm pas pit stop-it të dytë. 11 xhiro nga fundi, Bottas i vendit të dytë, i hap rrugë shokut të skuadrës, Hamilton, që të garojë me Vettel.
Britaniku u përpoq shumë të marrë kryesimin, por diferenca me Sebastian Vettel ishte shumë e madhe. Kështu, piloti gjerman i Ferrarit, megjithëse u shfaqi probleme në provat zyrtare dhe u rendit i treti, arriti të fitojë garën e dytë sezonale.
Kjo ka qenë gara e tretë e këtoj sezoni të Formula 1, pas të parës në Australi, të fituar nga Vettel dhe të dytës në Kinë, të fituar nga Hamilton.
Pas garës së sotme, Vettel është ngjitur në kuotën e 68 pikëve, ndërsa Leëis Hamilton mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 61 pikë.
Sigal