Veseli i Junaitid: “Jam gati të luaj për Shqipërinë”

102

 Qendërmbrojtësi kosovar i “Djajve të Kuq” anglezë” është shumë i vlerësuar nga legjenda Sër Aleks Ferguson

  Qendërmbrojtësi kosovar, Frederik Veseli, i cili luan me Mançester Junaitid në kampionatin anglez, tha gjatë një interviste se, mezi pret të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Veseli është shumë i vlerësuar nga legjenda Sër Aleks Ferguson.

 – Si ka qenë ky sezon për Fredrik Veselin?

– Ka qenë një sezon i mirë. Në fillim kisha pak probleme, se vitin e kaluar u dëmtova në gju dhe nuk isha 100 për qind në kapacitetin tim. Kam punuar shumë me trajnerin dhe stafin, kapa formën time optimale dhe kam luajtur disa ndeshje të mira. Kam luajtur si mesfushor, por edhe si mbrojtës. Përsëri u dëmtova dhe qëndrova jashtë fushave për 3 javë e gjysmë. Domethënë përveç të mirave, ka pasur dhe probleme të tilla prej dëmtimeve.

– Cili është pozicioni i preferuar që keni?

– Unë jam qendërmbrojtës, por mund të luaj në disa pozicione. Ndjehem më mirë në qendër të mbrojtjes. Këtë vit kam mësuar shumë të luaj dhe në krah të djathtë të mbrojtjes. Ajo që i pëlqen trajneri është se unë luaj dhe në mesfushë, majtas apo djathtas. E ndjej veten se mund të luaj në disa pozicione, por më tepër kam dëshirë të luaj si qendërmbrojtës.

– Si është bashkëpunimi me shokët e skuadrës?

– Bashkëpunimi është i ndryshëm nga Mançester Siti te Junaitid. Te Siti kishim konkurrencë, kush e kush të luante, ndërsa këtu te United na mësojnë që të luajmë të gjithë bashkë. Nëse luajmë të gjithë të bashkuar, mund të fitojmë. Pra, ka dallim të madh mes dy ekipeve, nga mënyra si stërvitemi, si luajmë.

– Cilat janë gjasat për ekipin e parë të Junaitid?

– Në futboll kurrë nuk ka gjë të sigurt. Edhe nëse je plotësisht i gatshëm, përsëri nuk është e sigurt asgjë. Në fakt, Fergusoni ia jep mundësinë lojtarëve të rinj për t’u afirmuar. Edhe pse tani nuk është më trajneri, ai është aty dhe klubi do të vazhdojë të ruajë këtë drejtim. Vetëm se duhet me punuar çdo ditë e më shumë dhe të presim shansin.

– Si mendon se pasardhësi i Fergusonit, Moyes, do t’u japë shans lojtarëve të rinj?

– Besoj dhe shpresoj. Edhe historia e klubit kështu është, që u jep shansin lojtarëve të rinj. Besoj se dhe Mojes do të arrijë të jetë i suksesshëm dhe do të përkrahë lojtarët e rinj.

– Te Mançesteri është dhe Adnan Januzaj…

– Po, është mirë që jemi dy shqiptarë në një klub të tillë. Ne rrimë bashkë, edhe me prindërit e tij. Është një familje e mirë, djalë i mirë, është i talentuar. Shpresoj se shumë shpejt do të luajë në ekipin e parë.

– A keni pasur kontakte me kombëtaren e Shqipërisë?

Unë personalisht nuk kam pasur, por babai im e di se ka pasur kontakte. Unë jam shqiptar dhe jam krenar që jam shqiptar. Edhe pse luaj të Unitet, çdo lojtar e ka ëndërr të luajë me një ekip kombëtar.

– Jeni i gatshëm nëse do merrni një ftesë nga kombëtarja shqiptare, apo është çështje negociatash?

– Jam i interesuar dhe unë siç janë të interesuar dhe ata. Për momentin dua të rritem fizikisht, mendërisht, sepse nuk është e mundur të luash me kombëtaren nëse nuk je 100 për qind i gatshëm. Dua të luaj sa më mirë dhe pastaj të luaj për kombëtaren.

 Atalanta kërkon Bashën, por Torino s’e lëshon

 Atalanta vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e mesfushorit shqiptar të Torinos, Migjen Basha. Lajmin e dha gazeta sportive italiane “Tuttosport”. Atalanta, që siguroi mbijetesën në Serinë A, ashtu si dhe Torino, ka lëshuar disa herë mesazhe në drejtim t Bashës, por klubi torinoz nuk dëshiron aspak që ta lëshojë kosovarin. Trajneri i Atalantës, Stefano Kolantuono, e ka në planet e tij lojtarin e Kombëtares sonë, të cilin e shikon si zëvendësuesin ideal të Luka Çigarinit, ky i fundit është në largim e sipër gjatë merkatos verore. Basha është një lojtar më cilësi të mira në linjën e mesfushës, për me tepër që dallohet për horizontin në lojë. Por, klubi “granata” nuk ka asnjë qëllim të privohet nga shërbimet e një lojtari që, e konsideron si një “gurët” kryesorë të kryesorë të skuadrës dhe nuk dëshiron kurrsesi të forcojë një konkurrent në luftën për mbijetesë. Migjeni është aktivizuar në këtë sezon 20 ndeshje, teksa 26-vjeçari ka shënuar një gol në humbjen 3-1 kundër Parmës.

  Meha: “Operacioni shkoi OK!”

 Alban Meha konfirmoi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” se, operacioni i tij në menisk u krye me sukses. Mesfushori i Padebornit dhe i Kombëtares publikoi edhe një foto të gjurit të operuar. Ai u dëmtua në ndeshjen kundër 1860 Munih, ku pasi dha asistin e golit të parë të Saglikut në të 3’ u dëmtua në minutën e 23-të. Meha do të mungojë në ndeshjen kundër Norvegjisë.

  Lojtarët e Tiranës, protestë para zyrës së Bashës

  Situata financiare te Tirana është ende e pazgjidhur, me lojtarët që kanë gati pesë muaj pa u paguar. Dje, futbollistët e bardhebluve, pas protestave në klub atë para Bashkisë së kryeqytetit, për t’ia kërkuar personalisht rrogat e prapambetura kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, pasi nuk u besojnë më premtimeve të administratorit të klubit Krenar Alimehmeti. Sipas tyre, shuma që duhet të përdorej për rrogat e tyre, po ruhet për merkaton e verës. Portieri Ilion Lika tha për mediat se, Bashkia po cenon rëndë jo vetëm familjet e futbollistëve, por edhe imazhin e saj. Pavarësisht tentativës për të takuar kryebashkiakun Lulzim Basha, futbollistët e Tiranës u detyruan të largoheshin pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

 Mirel Josa konfirmohet te Skënderbeu

 Mirel Josa do të jetë trajner i Skënderbeut edhe për sezonin e ardhshëm. Tekniku kryeqytetas, i cili fitoi titullin kampion me korçarët, tha se kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm disa detaje, por që nuk e vënë në diskutim vijimin në krye të kampionëve të Shqipërisë. Josa siguroi se, grupi aktual do të ketë shumë pak ndryshime, ndërsa blerjet e reja do të bëhen zyrtare pas më 20 majit. Kalimi i një turi në Ligës së Kampioneve, sipas Josës do të varet mbi të gjitha nga shorti, duke kujtuar që në dy edicionet e shkuara Skënderbeu u përball me kundërshtarë me nivel më të lartë.

 Flamurtari zyrtarizon Smajlin

 Lëvizja e parë në merkato vjen nga Flamurtari. Vlonjatët zyrtarizuan marrëveshjen me mbrojtësin Dritan Smajli. Ish-mbrojtës i fuqishëm i Vllaznisë firmosi një kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë. Lezhjani është një nga sportistët më cilësorë të kampionatit shqiptar. Flamurtari synon edhe Ilion dhe Gilman Likën, Erion Dushkun apo dhe Andi Ribajn.

  Partizani, binjakëzim me Prishtinën

   Partizani ka nisur prej disa ditësh kontaktet me Prishtinën, klubin e famshëm kosovar. Synimi është binjakëzimi, me idenë për të afruar lojtarë të asaj skuadre. 15 herë kampionët e Shqipërisë u rikthyen në elitë pas katër sezonesh dhe synojnë të investojnë në një projekt afatgjatë. Synimi i parë është portieri Alban Hoxha, i spikatur në sezonin e fundit tek Besa.

 Gjobë për Lushnjën dhe Partizanin

 Partizani e Lushnja janë dënuar me nga 200 mijë lekë pas

incidenteve të së dielës në stadiumin “Roza Haxhiu”. Tifozeritë e të dyja skuadrave u përfshinë në akte dhune kundrejt njëra-tjetrës, pas golit të barazimit të shënuar nga skuadra vendase në fundin e pjesës së parë. Nuk ka pasur penalizim për fushën e Lushnjës, e cila rikthehet në Kategorinë Superiore, së bashku me Partizanin.

Në shtatë pjesëmarrje nga viti 1987, Shqipëria ka grumbulluar 32 medalje (5 ari) dhe mban katër rekorde

 Mesdhetaret, 59 sportistët shqiptarë në “Mersin 2013”

 Shqipëria do të prezantohet në Lojëra Mesdhetare “Mersin 2013”, me një delegacion të madh, të përbërë nga 59 sportistë, 20 trajnerë dhe 6 zyrtarë, të cilët përfaqësojnë 15 disiplina sportive. Komisioni Teknik i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar paraqiti listën përfundimtare përmes një konference për shtyp të kreut të atij komisioni, Viron Bezhani. Lista është përpiluar nga federatat përkatës, sipas kritereve të përcaktuara më parë nga Komisioni Teknik i KOKSH-it. Sportet pjesëmarrëse nga Shqipëria në këtë edicion të XVII-të të Lojërave Mesdhetare janë: atletika, qitja sportive, qitja me pjatel, gjimnastika artistike, çiklizmi; boksi, futbolli, peshëngritja, mundja, hipizmi, karateja, taekuondoja; xhudo; pingpongu dhe noti. Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare “Latakia 1987”, të zhvilluara në Siri, ku morëm 8 medalje, 3 ari, 1 argjendi, 4 bronzi. Në renditje e përgjithshme, Shqipëria u rendit e 11-ta nga 15 ekipe pjesëmarrëse. Vendi ynë në shtatë pjesëmarrje ka grumbulluar gjithsej 32 medalje; nga këto 5 ari, 15 argjendi, 12 bronzi. Kuqezinjtë tanë mbajnë edhe katër rekorde në Lojërat Mesdhetare, tre në peshëngritje dhe një në qitje: Kristo Robo (qitje, pistoletë, 684.0 pikë, “Latakia 1987”); Romela Begaj (peshëngritje, shkëputje 95.0 kg, “Peskara 2009”) dhe Erkand Qerimaj (peshëngritje, shkëputje 156.0 kg dhe dygarësh 193.0 kg, “Peskara 2009”).

Medaljet në Lojërat Mesdhetare

 “Latakia 1987”, Siri

8 medalje, 3 ari, 1 argjendi, 4 bronzi

Ekipe: 15, Shqipëria e 11-ta

“Athina 1991”, Greqi

8 medalje, 0 ari, 4 argjendi, 4 bronzi

Ekipe: 14, Shqipëria e 14-ta

“Longuedo-Crousilon 1993”, Francë

2 medalje, 0 ari, 2 argjendi, 0 bronzi

Ekipe: 17, Shqipëria e 14-ta

“Bari 1997”, Itali

2 medalje, 0 ari, 1 argjendi, 1 bronzi

Ekipe: 18, Shqipëria e 15-ta

“Tunis 2001”, Tunizi

0 medalje, 0 ari, 1 argjendi, 0 bronzi

Ekipe: 18, Shqipëria e 16-ta

“Almeria 2005”, Spanjë

6 medalje, 0 ari, 2 argjendi, 4 bronzi

Ekipe: 19, Shqipëria e 17-ta

“Peskara 2009”, Itali

6 medalje, 2 ari, 4 argjendi, 0 bronzi

Ekipe: 21, Shqipëria e 13-ta

Total: 32 medalje; 5 ari, 15 argjendi, 12 bronzi

Rekordmenët e Mesdheut

Kristo Robo (qitje, pistoletë)

684.0 pikë (“Latakia 1987”)

Romela Begaj (peshëngritje)

Shkeputje 95.0 kg (“Peskara 2009”)

Erkand Qerimaj (peshëngritje)

Shkëputje 156.0 kg (“Peskara 2009”)

Erkand Qerimaj (peshëngritje)

Dygarësh 193.0 kg (“Peskara 2009”,)

Sportistët në “Mersin 2013”

 QITJE (4)

Arben Cerina

Aida Mustafaj

Arben Kucana

Lumturi Pepa

Diana Mata (trajnere)

GJIMANISTIKË ARTISTIKE (1)

Alon Hasa

Petr Novak (trajner)

ATLETIKË (3)

Adriatik Hoxha

Elton Bitincka

Ilir Kellezi

Luiza Gega

Taulant Stërmasi (trajner)

BOKS

Christian Demaj (3)

Rexhildo Zeneli

Kristian Shytani

Zef Ndou (trajner)

QITJE ME PJATEL (1)

Dritan Daka

Bujar Hyka (trajner)

ÇIKLIZËM (3)

Eugert Zhupa

Emiliano Stojku

Olsian Velia

Dashamir Rama (trajner)

HIPIZËM (3)

Gazmen Brahimi

Xhafer Lami

Oliver Garreis

Klodian Allajbeu (zyrtar)

Denisa Rrushi (zyrtar)

Elton Jaupi (zyrtar)

XHUDO (3)

Indrit Cullhaj

Kristjan Lleshi

Arta Merturi

Labo Capo (trajner)

Elena I. Samoila (trajnere)

KARATE (2)

Herolind Nishevci

Xhino Toli

Parid Dule (trajner)

NOT (3)

Anxhela Kashari

Noel Borshi

Sidni Hoxha

Rovena Marku (trajnere)

PINGPONG (2)

Arsena Osmenaj

Nikolla Haxhillazi

Ilir Shabanaj (trajner)

TAEKUNDO (2)

Egers Aliu

Xhersi Kurti

Leonidha Kapri (trajner)

PESHËNGRITJE (6)

Romela Begaj

Briken Calja

Daniel Godelli

Ervis Tabaku

Isa Bala

Arbër Çerçizi

Sokol Bishanaku (trajner)

Ilir Celaj (trajner)

MUNDJE STIL I LIRË (3)

Fatjon Baro

Sahit Prizreni

Egzon Shala

Fuat Brahi (trajner)

MUNDJE GREKO-ROMAKE (2)

Ergys Mirukaj

Meraldo Ndoka

Altin Shtjefni (trajner)

FUTBOLLI

Ekipi (18 sportistë)

Zyrtarë (6)

Çelsi fiton Ligën e Europës

 Falë një goli në minutën e 93-të nga ana e Branislav Ivanoviçit, Çelsi fitoi 2-1 me Benfikën duke fituar Ligën e Europës. Ky ishte trofeu i dytë europian rresht i londinezëve, të cilët një vit më parë fituan e Ligën e Kampioneve. Torres shënoi për Çelsin në minutën e 60-të, Kardozo barazoi me penallti në të 68’ për portugezët.