Verë e dështuar

156
Nga pesë lojtarët që Los Blancos i transferuan gjatë verës, vetëm Theo Hernandez u ftua për El Clasico. Pavarësisht formës jo të mirë të Marcelos, Theo nuk luajti asnjë minutë.
Viti 2017 padyshim se ishte më i miri në histori të Real Madridit, duke fituar pesë trofe, diçka që nuk e kishin arritur kurrë më parë. Madje fituan për herë të parë në histori La Ligan dhe Champions League në një sezon, ndërsa u bë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë Ligën e Kampionëve.
Por, planifikimi nuk ishte i mirë për sezonin që aktualisht po zhvillohet. Zinedine Zidane hoqi dorë nga lojtarë si Morata, Mariano, Pepe, Danilo dhe James Rodriguez, që të pestë ishin shumë të rëndësishëm në sezonin historik të Los Blancos.
Këta pesë lojtarë Reali i zëvendësoi gjatë verës me Dani Ceballos, Marcos Llorente, Borja Mayoral, Jesús Vallejo dhe Theo Hernández, vetëm ky i fundit u ftua për “El Clasico”, por që nuk luajti për asnjë minutë pavarësisht formës jo të mirë dhe problemeve fizike të Marcelos.
E përditshmja madrilène, AS, e quan verë të dështuar për Realin afatin kalimtar, pasi Zidane ofroi lojtarë të rinj, lojtarë të akademisë dhe në fund nuk po i shërben asnjëri, aktualisht, ata janë vetëm numër në ekipin e francezit.
Asnjëri prej lojtarëve të transferuar nuk ka luajtur 630 minuta: Theo Hernandez (623), Ceballos (457), Marcos Llorente (438), Borja Mayoral (437) dhe Vallejo (359).
Kështu që, sipas AS, si pasojë e keq menaxhimit të Zinedine Zidane në afatin kalimtar, Real Madridi ka mbetur 14 pikë prapa Barcelonës dhe humbi 3:0 El Clasicon, pasi skuadra është dashur të jetë më serioze në merkato.
Kjo do ta shtyjë Reali të transferojë lojtarë në janar, nuk përjashtohet afrimi i një lojtari të madh, ndërsa transferimi i portierit, Kepa Arrizabalaga, tashmë quhet punë e kryer.
Duke parë që Reali është 14 pikë prapa Barcelonës, të gjitha forcat t’i fokusojë në Copa del Reay dhe Ligën e Kampionëve.
Në Kupë, Reali do të përballet me Numancian me katër janar 2018, ndërsa në Champions me Paris Saint Germainin në shkurt.