Venger mund Konten, Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

57
Ka qenë një start emocional i sezonit të ri 2017-2018, ku në Superkupën e Anglisë, dy skuadra të mëdha me dy trajnerë të tillë, Arsenal-Çelsi, e mbyllën në barazim 1-1 kohën e rregullt. “Topçinjtë” e Londrës u treguan më të saktë nga pika e penalltisë, duke realizuar 4 gjuajtje, ndaj 1 të tille që realizoi Çelësi. Për kronikë, kampionët e Premier Ligës kaluan të parët në avantazh me anë të Viktor Mosesit në minutën e 46-të, dhe sikundër po vazhdonte ndeshja, minutë pas minute dukej se Çelsi do ta “rrëmbente” vetëm me një gol Superkupën. Në 10 minutat e fundit të lojës, Çelsi u detyrua t’i luante me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Pedros, dhe Arsenali barazoi në këtë hapësirë me mbrojtësin boshnjak Kolashinaç, pikërisht në minutën e 82-të dhe pas pasimit të Granit Xhakës, duke mbajtur ky trofe edhe “aromë shqiptare”. Në këtë sfidë, veçohet blerja më e bujshme në merkato e Çelsit, Alvaro Morata, i cili u tregua i pasaktë në penalltinë e tij, duke gabuar së bashku me portierin Kurtua.