Vendoset vendi dhe data për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

368
Sigal

Ndeshjen e dytë miqësore në vitin 2019 Kosova do ta zhvilloj kundër Gjibraltarit.

UEFA ka zyrtarizuar që kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë me 11 tetor, vetëm 3 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi.

‘Dardanët’ nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë fare jashtë vendit, pasi dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Muajin e kaluar Kosova barazoi me Bullgarinë 1-1 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Grupin e kryeson Anglia me 6 pikë, Bullgaria ka 2, Kosova 1, Mali i Zi 1 dhe Çekia 0 pikë.