Vendos UEFA, Shkëndija do e luajë ndeshjen e parë në “San Siro”

457
UEFA ka vendosur që dueli i parë mes Milanit dhe Shkëndijës të zhvillohet në “San Siro” më datën 17 gusht dhe jo në “Telekom Arena” siç e përcaktoi shorti.
Ky ndryshim u bë për shkak të stadiumit pasi në datën 17 gusht në stadiumin e Shkupit do të luajë skuadra maqedonase e Vardarit ndaj Fenerbahçes.
Të dyja ekipeve që përfaqësojnë Maqedoninë në raundin “play off”, shorti iu përcaktoi që ta luanin ndeshjen e parë si vendase, por stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup. Kështu që Komisioni i Garave pranë UEFA-s vendosi të ndryshojë axhendën. Ndeshjen e kthimit tetovarët do ta luajnë në datën 24 gusht.
Sigal