Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë kroate: “Ballisti” nuk ekstradohet në Serbi

641
Dje, me anë të një deklarimi zyrtar, Ministria kroate e Drejtësisë, ka marrë vendimin e saj zyrtar, në lidhje me ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. “Ballist” Morina u ndalua në Kroaci në vitin 2017, me një urdhër arresti të Serbisë, nën akuzat se nxiti hidhërimin kombëtar, me ngritjen e dronit me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Vendimi për mos ekstradimin e Morinës ka nënshkruar vetë ministri i Drejtësisë së Kroacisë, Drazhen Boshnjakoviq.
Sigal