Vendimi i arbitrit që i dha fitoren Real Madritit

443
Sigal

Diçka e rrallë ka ndodhur sot në finalen e Kupës së Botës ku Real Madrid mposhti 4-2 në kohën shtesë skuadrën kineze të Kashimas. Nëse gjyqtari i takimit nuk do të kishte ndërruar mendje, Segio Ramos minutat shtesë të takimit do t’i kishte ndjekur nga tribuna.

Në të 89-ën një ndërhyrje e qendërbrojtësit të mbretërorve me shumë mundësi do t’i kishte kushtuar shumë skuadrës spanjolle. Gjyqtari pas ndërhyrjes së Sergio Ramos u bë gati ta ndëshkonte me te verdhë, që do të ishte i dyti. Papritur duket se arbitri nga Zambia ndërron mendje duke mos akueduar kartonin e dytë të verdhe dhe për pasojë Reali do vazhdonte t’i kishte të 11-të lojtarët në fushë.

I gjithë publiku do të reagonte. Gjithashtu lojtarët e Kashimës e kontestuan fort vendimin e arbitrit por më kot. 90-të minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 2-2. Koha shtesë riktheu “galaktikët” të mbizotëronin takimin, ku shënuan dy herë. Cristiano Ronaldo 3 gola dhe Karim Benzema 1 shpallën Realin e Madridit Kampion Bote.