Vendimi i Apelit, Duka: Deklaratat e arbitrit dhe delegatit, kontradiktore

452
Sigal

TIRANE – Një ditë pas vendimit të Komisioinit të Apelit të UEFA-s i cili la në fuqi vendimin e shkallës së parë lidhur me trazirat e ndeshjes Serbi-Shqipëri të 14 tetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka shprehur se pavarësisht se nuk kishte shumë pritshmëri nga Apeli, sërish ka mbetur i zhgënjyer.

Duke folur nga aeroporti “Nënë Tereza”, pas mbërritjes së delegacionit shqiptar nga Nioni i Zvicrës, Duka tha se zhgënjimi në radhët e palës shqiptare, vjen pasi as Apeli nuk mori parasysh thirrjet raciste të tifozëve serbë.

Kreu i Federatës Shqiptare, tha se ka mbëtur i zhgënjer edhe nga deklaratat e arbitrit dhe delegatit të UEFA-s pasi ata edhe në Komisionin e Apelit, dhanë deklarata kontradiktore. Megjithatë, siç tha Duka as mbrojtja profesioniste e studios ligjore që përfaqësoi vendin tonë, nuk mjaftoi për të ndryshuar vendimin e shkallës së parë.

Por pavarësisht kësaj, Duka nënvizoi se Federata Shqiptare do të bëjë çdo gjë për të marrë 3 pikët, duke e ndjekur këtë çështje deri  në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS)

“Nuk kishim pritshmëri të madhe. Më zhgënjeu vendimi i Apelit në UEFA. Nuk u konsideruan raciste thirrjet e tifozëve. Do të bëjmë gjithçka për të marrë 3 pikë . Do ta çojmë çështjen te Gjykata e Arbitrazhit Sportive. Deklarata kontradiktore nga arbitri dhe delegati. Studioja jonë bëri mbrojtje profesioniste” tha Duka pas mbërritjes nga Nioni

Dje, Komisioni i Apelit në Organin më të Lartë të Futbollit në Evropë, UEFA, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen Serbi – Shqipëri në Beograd.