Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Dënohet tifozeria e Kukësit dhe Shtubina, Flamurtari ia hedh paq

94
Komisioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme, dënimet për parregullsitë në 2 takimet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Lojtari i Laçit, Ndriçim Shtubina është dënuar me 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa tifozeria e Kukësit do të vuaj pezullimin me 1 ndeshje të spektatorëve, për sjellët e gabuara të tifozëve në ndeshjen ndaj Laçit. Flamurtari këtë herë ia ka hedhur me një paralajmërim, për sharjet e tifozëve.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1. Lojtari i KF “Laçi”, Ndriçim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3.a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3. FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.