“Vëllazërorja” Kosovë-Shqipëri përfundon 2-2. Në stadium luhet vetëm himni Kombëtar

422
Në një atmosferë festive dhe një stadium të tejmbushur në Prishtinë kanë zbritur në fushë ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë për ndeshjen miqësore të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët. Pjesa e parë e ndeshjes nisi me një fjalim të kapitenit Lorik Cana para tifozëve që kishin mbushur stadiumin e Prishtinës.  “Ky pa dyshim se është momenti më i lumtur në jetën time dhe të gjithë lojtarëve këtu. Jemi kuq e zi, jemi NJE” u shpreh Cana. Ndërsa më pas ishte radha e dy futbollistët kosovarë, Debatik Curri e Armend Dallku për t’u përshëndetur me tifozët, pasi i dhanë lamtumirën kombëatres.  Debatik Curri me Shqipërinë ka luajtur nga viti 2006 dhe në total ka zhvilluar 44 ndeshje, duke shënuar një gol. Armend Dallku për Shqipërinë ka luajtur që nga viti 2005 dhe në 64 ndeshje ka shënuar po ashtu një gol.
Më pas është luajtur edhe himni kombëtar, por vetëm i Shqipërisë dhe jo i Kosovës për të treguar se jemi një komb, ose ndoshta drejtuesit i trembeshin vërshëllimave. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura. Dy ekipet kanë pasur raste të shumta për të finalizuar, por ka munguar saktësia para portës. Fillimisht ka qenë Memushaj për kuqezinjtë, por nuk është treguar i saktë në momentin e fundit, Kosova përgjigjet, por Berisha nuk lejon prekjen e rrjetës. Minutat e fundit kanë qenë me ritëm të lartë, teksa fillimisht Mërgim Brahimaj driblon dhe gjuan fuqishëm nga jashtë zone duke ndalur sferën në tranversë, ndërsa Shqipëria përgjigjet me Hysajn me një tjetër rast të rrezikshëm për të shënuar, por sërish topi nuk gjen kuadratin.
Me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, Shqipëria kalon në avantazh me Rei Manajn, i cili në prekjen e parë të topit në ndeshjen e parë shënoi golin e parë me fanellën kuqezi. Por gëzimi i kuqezinjve zgjat vetëm pak minuta, pasi Kosova barazon me Celinën me penallti. Barazimi shkon oreksin te Kosova që shënon edhe golin e dytë me Elbasan Rashani depërton për mrekulli në zonë, e kalon me lehtësi Amir Rrahmanin dhe ndërmjet këmbëve të Etrit Berishës, e dërgon topin në rrjetë.
Por gabimin në golin e dytë, Rrahmani e korrigjon pak minuta më pas. Naser Aliji harkon nga e majta në zonë. Mbrojtësi Amir Rrahmani godet fuqishëm duke mposhtur Ujkanin. Minutat e mbetura prodhuan shumë raste dhe ndryshime në formacion, por deri në fund ndeshja u mbyll në paqe 2-2.
Formacionet zyrtare
Kosova: Samir Ujkani, Perdedaj, Berisha, Sadiku, Paqarada, Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Besar Halimi, Mërgim Brahimi, Bernard Berisha, Bersant Celina.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Rrahmani, Cana, Gjimshiti, Aliji, Basha, Memushaj, Kace, Gashi dhe Sadiku.
Sigal