Vdes futbollisti nga infarkti, lë pas dy fëmijë

560
Sigal

Pasdite luftoi për ekipin e tij në fushën e lojës, pak më vonë humbi jetën. Një futbollist në Peru ka humbur jetën për shkak të një infarkti në zemër.

Ludvin Florez Nole kishte shkuar direkt në shtëpi pas ndeshjes me ekipin e tij, Los Rangers. Atje ai konsumoi një gotë ujë të akullt direkt nga frigoriferi.

E shoqja e 27-vjeçarit tregon: “Menjëherë nisi të kishte dhimbje të forta në gjoks. E dërgova në klinikën më të afërt. Por, ai vdiq rrugës”.

Mjekët thanë se ai vdiq nga infarkti, pasi uji i ftohtë akull kishte hyrë në trupin e nxehtë. Mjekët besojnë se ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës për ritmin e zemrës ka sjellë edhe infarktin.

Por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që futbollisti të ketë pasur edhe dobësi të panjohura të zemrës.

Futbollisti la pas dy fëmijë.