Vdekja e Sala, Nanta dhe Kardifi “sherr” për 15 mln stërlina

379
Sigal

Emiliano Sala nuk arriti kurrë të zbresite në fushën e lojës me fanellën e Kardifit. Argjentinasi, që humbi jetën pak ditë më parë teksa po udhëtonte nga Nanta drejt Uellsit, është kthyer në një mollë sherri mes klubeve.

Nanta, e cila e shiti zyrtarisht Emiliano Sala te klubi i i Premier Ligës, pretendon të paguhet sipas kontratës së bërë me Kardifin. Francezët e shitën kartonin e lojtarit të tyre për një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë stërlinash.

Kardifi, nga ana e tij, ka deklaruar se do ta respektojë marrëveshjen. Sipas akordit të nënshkruar, Kardifi do ta depotizojë shumën prej 15 milionë stërlinash me tre këste gjatë tre viteve të ardhshme. Por Nanta është bërë gati për rrugët ligjore, nëse kësti i parë i parave nuk derdhet në arkat e klubit brenda 10 ditëve.