Vdekja e Emiliano Sala, futbollistët homazh pas identifikimit të trupit

427
Sigal

Pas identifikimit të trupit të vdekur të Emiliano Sala, futbollistët dhe klubet e futbollit kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për 28-vjeçarin.

Cardiff City, klubi me të cilin Sala nënshkroi kohët e fundit për 15 milionë paund, tha: “Ngushëllimet më të përzemërta për familjen e Emiliano. Ai dhe David do mbesin gjithmonë mes nesh.

Sergio Aguero i Manchester City, shkroi: “U prehsh në paqe, Emiliano. Ngushëllimet e mia për miqtë dhe familjen e tij.”

Presidenti i Argjentinës,  Mauricio Macri, i cili iu bashkua thirrjeve për vazhdimin e kërkimeve për gjetjen e Sala, gjithashtu dërgoi mesazhe ngushëllimi për familjen e futbollistit: “Ne jemi me ju.”

Mesut Ozil i Arsenal shkroi: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar sesa e dhimbshme është kjo. ngushëllime familjes së tij dhe familjes së pilotit. “

Benjamin Mendy i Mançesterit publikoi një imazh të Sala në Twitter, ndërsa mbrojtësi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe shkroi : “RIP Emi”.

Policia konfirmoi të enjten (7 janar) se trupi i gjetur në rrënojat e avionit në Kanalin Anglez është i futbollistit argjentinas Emiliano Sala.

Njoftimi u bë pas ekzaminimit të trupit, që u nxor nga avioni i zhytur në det të mërkurën.

Sala, i cili sapo kishte nënshkruar me klubin e Premier League Cardiff dhe pilotin David Ibbotson, ishin të vetmit njerëz në bordin e avionit të vogël, i cili u zhduk gjatë muajit të kaluar në Kanalin Anglez.

“Trupi i sjellë në Portland Port është identifikuar zyrtarisht nga HM Corone si ai i  futbollistit profesionist Emiliano Sala,”-tha policia e  Dorset në një deklaratë. “Familja e Sala dhe e pilotit  David Ibbotson janë informuar për lajmin.”

Ndërsa nuk dihet ende asnjë informacion mbi trupin e pilotit.

Hetuesit nuk kanë arritur të nxjerrin avionin nga uji.

Futbollisti po udhëtonte nga Nantes në Cardiff pasi Sala u transferua nga ekipi i qytetit francez.