Vazhdon “tersi” në Kombëtare, dëmtohet një tjetër lojtar

460
Sigal

Sfida ndaj Turqisë ka sjellë jo pak dhimbje koke për Kristian Panuçin. Trajneri italian i Shqipërisë ka qenë i detyruar të heqë dorë nga Strakosha për çështje disipline, ndërsa më pas dhe nga Lila e Binaku për dëmtime. Ndërkohë nuk dihet ende sesi paraqitet gjendja e Armando Sadikut, sulmuesit që u largua me dhimbje nga seanca e djeshme stërvitore dhe është në pikëpyetje për sfidën e nesërme në “Loro Boriçi” duke i hapur një tjetër telash të madh Panuçit.

Tersi ka vijuar ditën e sotme, me Ylber Ramadanin, që gjithashtu nuk ka mundur dot të stërvitet me grupin për shkak të dhimbjeve në këmbë. Ramadani erdhi me urgjencë nga Danimarka për të zëvendësuar Andi Lilën, por duket se pati fatin e mesfushorit të PAS Janinës, duke u dëmtuar edhe vetë.