Vazhdon jehona e fitores së Kombëtares tonë

525
Sigal

Mediat e huaja i kushtojnë një rëndësi të madhe fitores së Shqipërisë në Portugali.

 Pavarësisht se kanë kaluar dy ditë nga fitorja historike që Kombëtarja jonë arriti në Portugali,përsëri zërat nuk janë shuar për këtë sukses të arritur. Kjo fitore tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja dhe jo vetëm, që i kushtuan tituj të veçantë dhe shumë special kësaj ndeshje. Askush nuk e priste fitoren e vendit të 70 në renditjen e FIFA-s ndaj vendit të 11-të dhe njëkohësisht ish-finaliste e Kupës së Evropës, por diferencat qëndruan vetëm në letër dhe në statistika pasi në fushë gjërat ishin pothuajse të barabarta. Siparin e lajmeve e hapin federatat ndërkombëtare të futbollit  FIFA me UEFA-N që shkruajnë një zëri mbi ndeshjen e të dielës me tituj si  “Shqipëria shokon Portugalinë në shtëpi” apo “Fitore heroike e Canës me shokë”.Sigurisht që nuk munguan edhe titujt e gazetave prestigjoze si Daily Mail që u shprehen “Shqipëria fitore shokuese ndaj Portugalisë” apo Spox.de “Portugalia turpërohet në shtëpi nga një Shqipëri e mirë organizuar në mbrojtje” dhe për ti vënë kapakun mendon Goal.com që shprehet ”Portugalia shokohet nga ‘bukuria’ e Balës” ndërsa përsa i përket gazetave portugeze si A BOLA apo Record, fjala më e përdorur në tituj e tyre  ishte “Turp!” Ndeshja e radhës për Kombëtaren tonë është me 11 tetor ndaj Danimarkës, ndeshje që do luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

FIFA-          “Shqipëria shokon Portugalinë në shtëpi”

UEFA-         “Fitore heroike e Canës me shokë”

Daily Mail-  “Shqipëria fitore shokuese ndaj Portugalisë”

Spox.de-      “Portugalia turpërohet në shtëpi nga një Shqipëri e mirë organizuar në mbrojtje”

Goal.com-    ”Portugalia shokohet nga ‘bukuria’ e Balës”

A BOLA-     “Turpi më i madh i Kombëtares”

Record-         “TURP!”

Kombëtarja e futbollit të Kosovës arrin fitoren e parë.

 Është luajtur pasditen e së dielës në Prishtinë miqësorja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Omanit, ku pa fitues “kuqezinjtë e vegjël” me një gol të shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit  nga Imran Bunjaku. Pas ndeshjes të gjithë u duken të kënaqur,  me portierin Ujkani që  shpreh “Jemi shumë të kënaqur që arritëm të merrnim fitoren e parë, pas tri ndeshjeve pa këtë rezultat, pasi nuk është edhe aq e  lehtë  sepse kemi vetëm gjashtë muaj që luajmë bashkë. Kemi pasur edhe kundërshtarë të vështirë si Turqia apo Senegali, ndërsa sot luajtëm kundër Omanit dhe çdo gjë ka shkuar mirë,ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur fitore të tjera.”. Me gëzimin e fitores u bashkua edhe Kryeministri Thaçi që u shpreh “Uroj ekipin, trajnerin dhe të gjithë tifozët e Kosovës për fitoren e parë zyrtare në historinë e saj. Ndeshjet miqësore në kuadër të kalendarit zyrtar të FIFA-s janë të dobishme për përmirësimin e ekipit me historinë më të re në futboll. Kosova medoemos do të marrë pjesë në kualifikime në kampionate të UEFA dhe FIFA. Faleminderit edhe lojtarëve nga vendi mik i Omanit për vizitën shtetit tonë. Me fat kundër Panamasë dhe Kanadasë në ndeshjet  e radhës”. Kujtojmë që Kosova do të luajë edhe dy miqësore të tjera, një me Panamanë dhe një me Kanadanë.

-UEFA Euro 2016-Fitore për Anglinë, Spanjën dhe Gjermaninë.

 Anglia ia doli të marrë një fitore të vlefshme 2-0 ndaj Zvicrës që kuotohej si favorite e ndeshjes. Duket se anglezët nën drejtimin e Roy Hodgson ia kanë dalë të hedhin pas krahëve turneun e turpshëm që zhvilluan në botëror duke u përqendruar në kualifikueset për Euro 2016. Ylli i mbrëmjes ishte padyshim Danny Welbeck, futbollisti më i ri i Arsenalit,që ia doli të shënonte dy gola për skuadrën e vet dhe duke u dhuruar kështu tre pikët e para në Grupin E. Nga ana tjetër Zvicra edhe pse luante në vendin e vet nuk ja doli të shënonte në portën e Hart pavarësisht përpjekjeve dhe ngelet kështu në kuotën e zero pikëve. Por duke parë se në grup kanë Estoninë, Slloveninë, Lituaninë dhe San Marinon, duket se do luhet vetëm një luftë për vendin e parë dhe të dytë mes anglezëve dhe zviceranëve.

Spanja fiton bindshëm ndaj Maqedonisë 5-1. Duket se skuadrat që zhgënjyen gjatë Botërorit kanë arritur ti mbledhin forcat dhe të synojnë për fitore të tjera. Ish-kampionët e botës  shpartalluan Maqedoninë duke shënuar tre gola në pjesë të parë me anë të Sergio Ramos (p), Francisco Alcacer dhe Sergio Busquets pastaj në pjesën e dytë shënuan përsëri David Silva dhe Pedro Rodriguez. Ndërkohë që të vetmin gol për Maqedoninë e shënoi me penallti Agim Ibrahimi.   Aktualisht, Spanja kryeson renditjen e grupit C e ndjekur me pikë të plota nga Sllovakia që mundi Ukrainën.

Gjermania arrin të marrë fitoren e parë në grup ndaj Skocisë në një ndeshje shumë delikate dhe të luftuar .Gjithçka nisi mirë për gjermanët që shënojnë që në minutën e 18 me Muller por më pas janë të paaftë që të thellojnë rezultatin dhe si të mos mjaftonte kjo janë skocezët ata që ndryshojnë kursin e lojës duke shënuar një gol në minutën e 66 me anë të Anya, por ngazëllimi skocez nuk do të zgjaste shumë pasi katër minuta më vonë është përsëri Thomas Muller që kalon të tijtë në avantazh  duke e çuar rezultatin në 2-1 që ishte edhe rezultati final i ndeshjes. Por duket se humbja nuk ishte edhe aq zhgënjyese për futbollistët e Skocisë dhe sidomos për shënuesin e golit Anya që pas një postimi në Tëitter u shpreh “UOU,kam shënuar gol ndaj Manuel Neuer, një gjë që nuk e kam arritur as në FIFA.#Zotiështëimadh”.Por nga ana tjetër,pavarësisht  fitores ’panzerat’ nuk mund të jenë plotësisht të qetë pasi ylli i tyre Marco Reus pësoi një dëmtim që sipas analizave të bëra ditën e hënë do ta mbajë katër javë larg fushave. Ndeshjen tjetër kualifikuese, Gjermania do ta luajë me 11 tetor ndaj Polonisë që edhe kjo si Gjermania e fitoi ndeshjen e parë hapëse, me rezultatin 7-0 ndaj Gjibraltarit modest.

Tenis,US Open- Serena Williams dhe Marin Cilic lënë në hije rivalët.

Një finale jo shumë dramatike dhe lehtësisht e parashikueshme u luajt mes Serena Williams dhe Caroline Wosniacki-t  në stadiumin Arthur Ashe në New York ku për të tretin vit radhazi pa të kurorëzohej si “mbretëreshë” e këtij turneu amerikanen Williams. Dukej se Wosniacki ishte dorëzuar para se ndeshja të fillonte pasi gjatë saj nuk bëri as përpjekjen më të vogël të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve. Një ndeshje që u luajt vetëm në dy sete, të fituara nga Williams përkatësisht  6-3 6-3. Ky është Grand Slam-i i 18 për amerikanen në tenisin tek dhe renditet  e dyta  në historinë e tenisit për tituj të fituar me vetëm Steffi Graf që udhëheq këtë renditje me 22 të tillë. Por pavarësisht finales duhet thënë se Wosniacki bëri mirë gjatë turneut,duke mos harruar që vjen edhe pas një dëmtimi,por gjithsesi forcën dhe nivelin e amerikanes aktualisht nuk mund ta thyeje askush. Nga ana tjetër, kundër çdo lloj parashikimi, kroati Marin Cilic ia doli të fitonte turneun duke mundur në finale japonezin Kei Nishikori. Për të dy këta tenistë ky turne ishte i magjishëm duke qenë se ishte për secilin hera e parë që preknin finalen. Në fakt loja buzëqeshi  më shumë për kroatin pasi fitoi në tre sete  6-3 6-3  6-3 në vetëm dy orë lojë. Dukej se Nishikori e kishte të pamundur të reagonte ndoshta kjo edhe nga lodhja që pati gjatë gjithë turneut por gjithsesi forca e Cilic dhe qëndrueshmëria në lojë bënë që aftësitë e Nishikorit të rrinin në hije. Ky është trofeu i parë Grand Slam për 25 vjeçarin që duket se trajnimi me  kroatin tjetër Goran Ivanisevic po jep frytet e duhura.

-Formula 1-Hamilton dhe Rosberg duelojnë në një frymë.

Në Çmimin e Madh të Monzas, që ishte dhe gara e 13 e kampionatit, Hamilton u kthye  tek fitorja duke lënë pas jo vetëm zhgënjimin e garës së Belgjikës por edhe rivalitetin jashtë piste me Nico Rosberg. Në  Monza Hamilton arriti të prodhojë një garë të mirë falë aftësive të tij por edhe falë gabimeve të bëra gjatë garës nga shoku i skuadrës dhe njëkohësisht rivali për titull Rosberg. Duke qenë se janë vetëm 22 pikë larg njëri-tjetrit dhe me 6 gara të mbetura, me shumë mundësi titulli do të vendoset në garën e fundit në Abu Dhabi (kujtojmë që këtu për çdo pilot do ketë dyfishim të pikëve) por deri atëherë pilotët shprehen se janë të fokusuar në garën e ardhshëm të 21 shtatorit në Singapor.

 Renditja e plotë për pilotë  dhe konstruktorë është si më poshtë:

 

11

Nico Rosberg Mercedes 238
21 Lewis Hamilton Mercedes 216
3 Daniel Riçiardo Red Bull Racing-Renault 166
4 Valtteri Bottas Williams-Mercedes 122
5 Fernando Alonso Ferrari 121
6 Sebastian Vettel Red Bull Racing-Renault 106
7 Jenson Button McLaren-Mercedes 72
8 Nico Hulkenberg Force India-Mercedes 70
9 Felipe Massa Williams-Mercedes 55
10 Kimi Räikkönen Ferrari 41

Mercedes                      454

Red Bull Racing-Renault       272

Williams-Mercedes             177

Ferrari                       162

McLaren-Mercedes              110

Force India-Mercedes          109

STR-Renault                   19

Lotus-Renault                 8

Marussia-Ferrari              2

Sauber-Ferrari                0

Caterham-Renault              0