Vazhdojnë shkëlqimin notarët e rinj në Doha, rekordet thyhen me lehtësi

482
Sigal

Të rinjtë shqiptarë vazhdojnë të thyejnë rekordet kombëtare të të rriturve, me stafetën që e kishte radhën dje.

Dje u zhvillua edhe dita e dytë e Kampionatit Ndërkombëtar të Notit, (03-07 Dhjetor) në Doha të Katarit ku përsëri zunë radhë në garim edhe notarët shqiptar, që ashtu si një ditë më parë treguan se pse cilësohen si e ardhmja e notit në Shqipëri. Në ditën e dytë të këtij garimi, u thye edhe një rekord tjetër kombëtar, rekord jo vetëm i kategorisë së të rinjve (nga ku bëjnë pjesë edhe këta) por thyen edhe rekordin e të rriturve. Rekordi u thye në stafetën 4×50 m, stil i përzier për meshkuj me kohën e arritur 01:56.86. Ky rekord qëndron shumë lart në kohët që po arrihen në këtë kampionat noti, ku ashtu siç mendohej, notarët po përmbushin çdo pritshmëri. Në këtë bateri morën pjesë notarët Aleksandër Ngresi, Deni Baholli, Franc Aleksi dhe Klavio Meca. Të gjithë këta notarë të talentuar, dhe shumë të rinj nga mosha, ia dolën që edhe në ditën e dytë të arriheshin rezultate kaq pozitive, duke sjellë në Shqipëri një frymë të re notimi. Përpos stafetës për meshkuj, pati dhe stafetë të përzier (meshkuj femra), po në stilin e përzier 4x 50 m, ku u arrit koha 02:05.56, kohë e relativisht e mirë e notarëve, të cilët ishin Aleksandër Ngresi dhe Deni Baholli për meshkuj ndërsa Diana Basho dhe Nikol Merizaj për femra. Kujtojmë që Nikol Merizaj kishte ditën e parë të konkurrimit sot, pasi në ditën hapëse nuk kishte marrë pjesë në asnjë bateri. Përpos stafetave të përziera, pati edhe garime individuale ku morën pjesë Aleksandër Ngresi, në 50 m stil i lirë, duke arritur edhe kohën 00:26.81, kohë mjaft e mirë, ndërsa Diana Basho mori pjesë në dy gara, në 100 m IM dhe koha e arritur ishte 01:17.82, gjithashtu u paraqit edhe në 50 m stil flutur duke kapur edhe kohën 00:32.89. Ditën e djeshme notarët shqiptarë morën pjesë vetëm në këto bateri, por pritët që nesër të jenë të përfshirë të gjithë, për të arritur përsëri rekorde të tjera. Kujtojmë këtu që këto rekorde që janë thyer, kanë vlerë shumë të madhe, pasi i kanë arritur notarët me moshë shumë të vogël, çka do të thotë se në vitet në vazhdim do të jenë po këta notarë që do të arrijnë të thyejnë po rekordet e veta për të vendosur të tjera. Sot, në mëngjes do të zhvillohet edhe dita e fundit e këtij turneu për të rinjtë, ku mendohet se përsëri, ashtu si në dy ditët paraardhëse të thyhen përsëri rekorde të tjera, diçka që do ta bënte një nga arritjet më të mëdha në not për këta të rinj që po na përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky turne në fakt deri më tani ka rezultuar shumë i suksesshëm për notarët tanë, ashtu si në çdo turne që është zhvilluar edhe në Shqipëri apo në vendet e tjera të rajonit duke treguar qartë synimet e tyre që në fillim. Rezultatet e mira në sport asnjëherë nuk vijnë nëse pas gjithë kësaj nuk ka një përkushtim të madh, si nga ana e vetë notarëve, trajnerëve dhe e vetë Federatës që së bashku hapin rrugën për rezultate të tilla që për një kohë kanë qenë shumë të dëshiruara dhe aspak të realizuara në këtë sport.

 

Box

Deri më tani, janë thyer dy rekorde kombëtare për të rriturit nga të rinjtë që po garojnë në Doha. Ditën e parë të turneut, notari i talentuar Deni Baholli theu rekordin në 100 m stil bretkose me kohën 1:08.65, rekord që për kategorinë e të rinjve e mbante po vetë, por me rezultatin e arritur në turneun aktual jo vetëm që përmirësoi kohën e tij, por theu edhe rekordin e të rriturve. Ndërkohë që dje u thye rekordi kombëtar në stafetën e meshkujve 4x 50 në stilin e përzier me kohën 1:56.86, edhe këta notarë arritën që falë përkushtimit të tyre të thyenin një rekord që mbahej nga notarë shumë më të mëdhenj në moshë sesa ata.

Anash

Në dy ditët e para, notarët shqiptarë kanë marrë pjesë në disa gara. Më poshtë po i paraqesim të plota pjesëmarrjet e dy ditëve të para, ndërkohë që kohët e shënuara me * nënkuptojnë rekord të thyer kombëtar.

Dje

Stafetat

Stafeta 4x 50 m stil i përzier për meshkuj me rezultatin 01:56.86 *

Aleksander Ngresi (2000)

Deni Baholli (1998)

Franc Aleksi (1998)

Klavio Meca( 1996

Stafeta e përzier 4x 50m, stil i përzier 02:05.56

Aleksander ngresi

Deni Baholli

Diana Basho

Nikol merizaj

Garat individuale dje

Aleksander Ngresi (2000)  50m stil i lire me kohen 00:26.81

Diana Basho (2000)  100m IM  me kohen 01:17.82

Diana Basho (2000)  50m stil Flutur me kohen 00:32.89

 

 

Në ditën e parë

Deni Baholli  1998 në 100m stil bretkose me rezultatin 1:08.65 *

Klavio Meca 1996 në 200m stil i lirë me rezultatin 1:57.18

Franc Aleksi 1998 në 200m stil i lirë me rezultatin 2:01.15

Franc Aleksi 1998 në 100m stil flutur me rezultatin 1:00.34

Aleksander Ngresi 2000 në 100m stil shpinë me rezultatin 1:08.85

Diana Basho 2000 në 100m stil shpine me rezultatin 1:16.86

Diana Basho 2000 në 200m stil Flutur me rezultatin 2:33.77

Diana Basho 2000 në 400m IM me rezultatin 5:43.88

Tre “musketjeret” Ajeti i bashkohen Shqipërisë

Historia e vëllezërve shqiptar Ajeti, të tre futbollistë dhe të lindur në Zvicër tashmë bashkohen nën emrin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ku hapin e vëllait më të madh Arlindit e kanë ndjekur së fundmi edhe dy më të rinjtë, Albiani dhe Adonisi. Që të tre këta futbollistë, aktivizohen tek skuadra e Bazelit në Zvicër, por me Adonisin që luan për skuadrën e të rinjve të Bazelit. Deri më tani, këta dy futbollistë luanin për Kombëtaren U19 të Zvicrës, por së fundmi kanë vendosur që të bëhen pjesë e të rinjve të Shqipërisë, diçka që sigurisht u hap dyert për të qenë pjesë edhe e Kombëtares së parë. Historia e vëllezërve Ajeti duket se nuk shkon në të njëjtën rrjedhë me atë të vëllezërve Xhaka, që njëri luan për Shqipërinë dhe njëri për Zvicrën. Mosha e re e këtyre futbollistëve, dhe padyshim niveli shumë i mirë i lojës së tyre, është një garanci për Kombëtaren tonë, që siç duket pak e nga pak po fillon të grumbullojë të gjithë futbollistët më të mirë me origjinë shqiptare, paçka se ku kanë lindur.