Vasil Ruci del në “valle”: Duka të mos matet vetëm me Kombëtaren

53
Deklarata e djeshme e ish-futbollistit të Flamurtarit e Kombëtares, Vasil Rucit, ka qenë kritike për presidentin aktual të FSHF-së, Armand Duka, ku ai thekson se si njësi matëse për punën e Presidentit duhet të jetë kampionati shqiptar, jo vetëm Kombëtarja. “Bilanci më i mirë për tu bërë pas 16 vitesh është të shohësh kampionatin shqiptar. Nuk mund të matesh vetëm me Kombëtaren, pasi njerëzit shikojnë një ditë Kombëtaren dhe gjithë vitin kampionatin shqiptar. Duka duhet të ballafaqohet më shumë me kampionatin shqiptar të futbollit. Problemet janë të shumta, ndaj duhet dikush që të ketë një filozofi tjetër për zhvillimin e këtij kampionati…”.