Van Gaali e përzë Valdesin nga Unitedi

485
Victor Valdes do të largohet nga Manchester United këtë verë. Lajmi konfirmohet nga trajneri Louis Van Gaal, që ka dhënë edhe arsyet për këtë vendim që ka marrë.
Portieri spanjoll, nuk është ftuar në skuadër, për turin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Valdes nuk është ftuar për turneun, sepse ai nuk ndjek filozofinë time. Filozofia ime është të luash ndeshje, dhe të mbash ritmin”, deklaroi Van Gaal.
“Ai refuzoi vitin e kaluar të luaj në ekipin dytë. Dhe kur dikush nuk është i gatshëm të ndjekë filozofinë tonë, ekziston vetëm një rrugë, largimi”, shtoi trajneri holandez.
Sigal