Valverde publikon listën me emrat e lojtarëve që do luajnë në ndeshjen kundër Valencias

754
Sigal

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Sevillas, për finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias.

Në listën e publikuar nga Valverde për këtë ndeshje, situata duket alarmante për skuadrën kampione të Spanjës.

Janë disa lojtarë janë në gjendje jo të mirë fizike. Ter Stegen, Semedo, Coutinho, Arthur, Suarez, Dembele, Rafinha dhe Prince Boateng duhet të marrin miratimin nga stafi mjekësor për të luajtur në finalen e nesërme.

Në foton e mëposhtme mund të shihni listën e plotë të skuadrës së Barcelonës.