Valverde pas fitores: Ishte rezultat i drejtë, por Conte…

131

Barcelona ka fituar me përmbysje 2-1 në përballjen ndaj Interit në Champions League.

Për katalanasit dy gola shënoi Suarez ndërsa Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm për zikaltrit.

Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, trajneri Valverde, u shpreh i kënaqur me rezultatin.

“Unë do të them se ishte një rezultat i drejtë, trajneri i Interit do të thotë se nuk ishte…” shprehet Valverde.

“Interi është një ekip i mrekullueshëm dhe këtë gjë e vërtetoi në pjesën e parë. Në pjesën e dytë dolëm gati për luftë dhe shënuam golat vendimtarë.

Zikaltrit kanë fituar gjashtë ndeshjet e para në Serie A dhe kjo duket, teksa shënuan në mundësinë e parë që iu dha. Ne bëmë ndryshime, rritëm tempin dhe ky ishte ndryshimi më i madh.

E dimë se Messi është unik dhe bën diferencën. Ai nuk ishte në formën më të mirë, por është duke u përmirësuar dhe kjo duket nga asisti në fund të takimit”, përfundoi ai