Valverde: Barcelona duhet të djersijë ende për titullin e La Liga-s

638
Ernesto Valverde paralajmëroi Barcelonën se do të duhet të kapërcejë shumë kundërshtarë të mëdhenj, si Getafe, nëse do të marrë në duar titullin e La Liga-s. Barazimi pa gola i së dielës në “Camp Nou” e bën disi të ngatërruar situatën e udhëheqësve të kampionatit në Spanjë, avantazhi i të cilëve ndaj Atletico Madrid tani është shtatë pikë. Lionel Messi, Luis Suarez dhe pjesa tjetër e superstarëve të Barcelonës nuk arritën të qëllonin në shënjestër gjatë ndeshjes me Getafen, ndërsa Valverde mendoi se lojtarët e tij nuk arritën të përshtaten plotësisht me sfidën e paraqitur nga ana e skuadrës së Pepe Bordalas. “Ne ende duhet të djersitemi për këtë titull, – tha Valverde në konferencë, shtypi pas ndeshjes. – Do të gjejmë shumë ekipe, që do të na e bëjnë jetën tonë të vështirë. Getafe është një ekip i pakëndshëm, por neve na mungoi pak freski për të patur më shumë rrjedhshmëri. Midis asaj që ata kërkuan dhe ne nuk ishim të freskët, na kushtoi neve. Na mungonte një shkëndijë për të bërë diçka tjetër”.
Ndoshta elementi më inkurajues i performancës së Barcelonës ishte një debutim i stilit të lartë nga Yerry Mina, në qendër të mbrojtjes, shkruan telesport. “Është një lajm pozitiv që të dy qendrat mbrapa, Yerry dhe Digne, kanë qenë mjaft mirë, – tha Valverde. – Ishte një moment delikat për ta dhe ata i përmbushën rolet e tyre”. Edhe nënshkrimi rekord, Ousmane Dembele, bëri rikthimin e tij të fundit nga lëndimi, por nuk është se la ndonjë shenjë ndaj Getafes: “Ai mendonte se mund të na ndihmonte, por nuk ka qenë në gjendje të luante si do të na pëlqente. Dembele ka shkuar në fushë, sepse duhet t’i provojë gjërat. Është një hap i parë”.
Sigal