Valmir Berisha, tre gola Argjentinës

487
Sigal

Sulmuesi kosovar i Suedisë fitoi “Këpucën e Artë” të Kampionatit Botëror U-17. Konsiderohet “Ibra” i ri

 Valmir Berisha e ka ngritur në këmbë Suedinë dhe mediat suedeze, por dhe ato argjentinase, pas tre golave të tij të mrekullueshëm në fitoren 4-1 ndaj Argjentinës, çka u dha vendin e tretë suedezëve dhe medaljën e bronztë në Kampionatin Botëror U-17. Me tre golat e djeshëm, Berisha shkoi në kuotën shtatë, dy më tepër se Kelechi Iheanacho i Nigerisë, duke fituar kështu edhe “Këpucën e Artë” si “bomberi” më i mirë i Kampionati Botëror U-17. Një sukses personal i Valmir Berishës. “Ibrahimoviçi shqiptar” shënoi që në minutën e shtatë, duke i dhënë kryesimin Suedisë, e cila dyfishoi shifrat në minutën e njëzetë, me Strandberg. Takimi i duk se nuk do të kishte më histori, teksa Berisha shënoi edhe golin e tretë, në minutën e 24-t. Argjentina shkurtoi diferencën në pjesën e dytë, por shpresat për një përmbysje të mundshme u shuan përsëri nga Berisha, i cili shënoi edhe golin e tretë personal, të katërtin për Suedinë, në minutën e 57-të. Kuota personale ndoshta do të kishte qenë më e lartë, por katër minuta pas golit të tretë Berisha kërkoi zëvendësim, për shkak të një problemi muskulor. Megjithatë, një orë lojë ishte e mjaftueshme për të që t’i jepte fitoren e medaljen e vendit të tretë Suedisë, ndërkaq që ka marrë edhe kryesimin në renditjen e golashënuesve. “Fantastik! Fantastik! Fantastik!” Ky ishte komenti i ish-yllit të Suedisë, Henrik Larson. Në Poloni, Jagellionia Bialstok barazoi 1-1 me Zavisën në kamponatin polak, me sulmuesi shqiptar që luajti si zëvendësues nga minuta e 66-të, vetëm pesë minuta pasi Pgiza kishte shënuar për Jagellionian.

 Etrit Berisha: “Jam i lumtur”

  Ndeshja e Lacios kundër Apolon Limasol në Ligën e Europës pa dhe debutimin midis shtyllave të Etrit Berishës. Prova e portierit të Kombëtares shqiptare ishte pozitive, duke dëshmuar personalitet në dalje dhe shpëtuar rezultatin 2-1 duke bllokuar gjuajtjen e Papulisit, i cili pasi kishte kaluar Novaretin u paraqit i vetëm para portës. Dje në mëngjes, portieri kosovar shkroi në adresën e tij në “Tëitter”, në lidhje me kënaqësinë e tij për debutimin m fanellën bardhekaltër. “Dje (të enjten) ishte ndeshja ime e parë me Lacion, e fituar 2-1. Jam i lumtur!”.

 Adnan Januzaj mund Uejni Runin

 Talenti shqiptar Adnan Januzaj mund Uejni Runin në garën për çmimin si “lojtari i muajit” të Mançester Juanjtid. Konfirmimi vjen nga votimi i tifozëve të skuadrës angleze që i kanë dhënë talentit me origjinë kosovare çmimin “Lojtari më i mirë i muajit”. Në votimin online në adresat zyrtare të Mançester Junajtid në gjashtë gjuhë të ndryshme, Januzaj ka mundur rivalitetin e Uejn Runit dhe David De Geas. Kosovari 18-vjeçar ka marrë 42% të votave, kundrejt 34% të sulmuesit anglez dhe 24% që ka marrë portieri spanjoll. I cilësuar si një prej talenteve më të mëdha të Europës, çmimi i fundit drejton më shumë projeektorët nga mesfushori.

 Mavraj fiton duelin me Mehën

 Mërgim Mavraj fitoi bindshëm duelin me Alban Mehën, me dy futbollistët e Kombëtares që ishin përballë njëri-tjerit në përballjen e Bundesligës së 2-të Gjermane, Grojther Fyrth-Padeborn, të përfunduar 3-0 për skuadrën e qëndërmbrojtësit kuqezi. Padeborni i Mehës e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pas dy kartonëve të kuq. Mavraj, si zakonisht e nisi dhe e mbylli ndeshjen si titullar, ndërsa Meha hyri në lojë në minutën e 61-të kur rezultati ishte 2-0 për Furthin, një prej favoritëve kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligën 1.

 Shkatërrohet Frankfurti i Kapllanit

 FSV Frankfurti i dy shqiptarëve, Edmond Kapllani dhe Odise Roshi, pësoi një humbje të thellë 4-0 në shtëpi nga Kaizerlauterni, në ndeshjen e javës së 14-të të Bundesligës 2. Sulmuesi Kapllani luajti jo si titullar, por u fut në lojë në minutën e 73-të kur rezultati ishte 0-4, duke mos e ndihmuar dot ekipin e tij të shënonte golin e nderit. Mesfushori Odise Roshi po vuan dëmtimin e marrë në ndeshjen e Sandhauzenit, duke mos qenë kështu pjese e 18-shes së lojtarëve të gatshëm.

KATEGORIA E PARË

Java X

Sot, 14:00

Dinamo-Burreli

Tomori-Ada

Butrinti-Shkumbini

Veleçiku-Luftëtari

Albpetroli-Tërbuni

Himara-Elbasani

Adriatiku-Kamza

Pogradeci-Apolonia

RENDITJA

1    Elbasani        9    23

2    Apolonia        9    21

3    Pogradeci       9    20

4    Shkumbini       9    14

5    Tomori Berat    9    14

6    Burreli         9    13

7    Butrinti        9    12

8    Tërbuni         9    12

9    Dinamo          9    11

10   Himara          9    9

11   Albpetrol       9    9

12   Kamza           9    8

13   Ada             9    8

14   Veleçiku        9    6

15   Luftëtari       9    5

16   Mamurrasi       9    3

 Kupa e Spanjës, shmanget përplasja Barça-Real

 Shorti i fazës së 1/16-ve në Kupën e Mbretit në Spanjë, vendosi që Real Madrid të përballet me Olimpic Xativa dhe Barcelona me Cartagenan. Rrugët mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll nuk kryqëzohen dhe përballja mes tyre mund të ndodhë vetëm nëse arrijnë finalen e 19 Prillit. Ndërkohë Atletico Madrid do të ndeshet me Sant Andreu dhe nëse çdo gjë do të shkojë mirë për “Los Colchoneros”, në Kupën e Mbretit do të ketë derbi me Realin në gjysmëfinale. Duele të tjera për skuadrat e Segunda B me ekipet që luajnë në kompeticionet europiane janë edhe ato mes Algeciras-Real Sociedad, Racing-Sevilla, Nastic-Valencia e Lleida-Betis. Për Los Blancos nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme, rivali i radhës do të jetë Malaga ose Osasuna dhe për “blaugranat” njëri nga çifti Girona-Getafe. Takimet e para do të luhen në tre data, më 6, 7 dhe 8 Dhjetor, ndërsa ndeshjet e kthimit zhvillohen në të njëjtën ditë, më 18 dhjetor.

 Rrihet futbollisti pas humbjes së penalltisë

 Një situatë e pabesueshme i ka ndodhur një futbollisti pas ndeshjes së Kupës së Perusë në futboll. Skuadra Minera është eliminuar nga Kupa e Perusë në futboll, pasi ekzekutimit të penalltive në duel me Saetasin. Futbollisti tragjik i lojës ishte, Martin Dal’Orso i cili humibi penalltinë e fundit, por kjo i kushtoi shtrenjtë më vonë. Pas ndeshjes deri sa Dal’Orso po shkonte kah autobusi i klubit, ai është sulmuar dhe është rrahur brutalisht nga disa huligan. Për të shkuar gjërat edhe më keq, huliganët kanë rrahur edhe familjen e tij. “Disa shikues janë futur në autobus dhe djalin ma kanë qëlluar me dorëzën e revoles. Bashkëshortja ka hematome në duar dhe këmbë”, tha Dal’Orso.