US Open, Serena fiton duelin e motrave Williams

469
Në ndeshjen më të shumëpritur të ditës në US Open, Serena Williams mundi motrën e saj Venus me rezultatin 6-2, 1-6 dhe 6-3 për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu. “Është ndeshje e veçantë pasi Venus është kundërshtarja më e fortë që kam patur, një njeri i mrekullueshëm dhe shoqja ime më e mirë”, tha Serena pas ndeshjes. Tashmë, në gjysmëfinale Serena Williams do të përballet me italianen Roberta Vinci, e cila mundi 6-3, 5-7 dhe 6-4 francezen Kristina Mladenovic.
Sigal