Sigal

Argjentina e shumë mungesave, duke filluar nga Messi i cili nuk është grumbulluar, po ashtu edhe Aguerro apo Higuain, ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 kundër Guatemalës.

Në këtë sfidë ku të padisponueshëm ishin edhe Mauro Icardi me Paolo Dybala-n shënuan Martinez, Lo Celco dhe djali i Diego Simeone-s, Giovanni. Për këtë të fundit ishte gol ne debutim. Kujtojmë që kombëtarja amerikano latine e grumbulloi pas një nisje të shkëlqyer të kampionatit te Fiorentina.

Ndërkohë, Uruguai mposhti 4-1 Meksikën në një miqësore të luajtur në Houston, Amerikë. Edhe pse pa trajnerin Tabarez, Uruguai shkëlqeu dhe duket se funksionon symbyllur, ndërsa Meksika kishte ndryshuar thuajse gjithë skuadrën dhe ishte dukshëm inferiore. Luis Suarez ishte njeriu i ndeshjes, sepse shënoi dy gola dhe dha pasimin final për golin që mbylli takimin, shënuar nga Pereiro në minutën e 59-të.